08/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Korrupsioni në Shqipëri ishte 13% më i lartë vitin e kaluar krahasuar me 2006, sipas një sondazhi të financuar nga USAID dhe të kryer nga Instituti Kërkimor, botuar të mërkurën (7 maj). Rreth 60% e të pyeturve thanë se ata nuk i besojnë sistemit gjyqësor të vendit si një institucion i lartë që ka për qëllim të luftojë korrupsionin. Pjesëmarrësit në sondazh kritikuan gjithashtu qeverinë, partitë politike dhe sindikatat. Ambasadori i SHBA John Withers tha se janë të nevojshme ndryshime në ligjin mbi imunitetin që do të lejonte hetime ndaj çdo zyrtari. (Shekulli, Koha Jone - 08/05/08; Klan, Alsat - 07/05/08)