Përfaqësuesi i Lartë Lajçak shtyn BE të mos vonojë nënshkrimin e SAA me BiH

08/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak i kërkoi të mërkurën (7 maj) vendeve anëtare të BE të nënshkruajnë marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BiH sa më parë të jetë e mundur. Në një konferencë shtypi në Sarajevë, Lajçak tha se shtyrja e nënshkrimit nga fundi i prillit në fund të majit për të lejuar përkthimin e dokumenteve, ndërsa procedohej me nënshkrimin e një SAA me Serbinë, kishte zemëruar publikun. Beogradi, vuri në dukje ai, nuk ka përmbushur të gjitha angazhimet e kërkuara nga BE, kryesoren midis tyre, bashkëpunimin për krimet e luftës. Javën e fundit, u shfaqën raporte të medias se data e nënshkrimit e 26 majit është gjithashtu me pikëpyetje. (Dnevni Avaz, RTRS, SRNA - 07/05/08)