Serbët e Kosovës planifikojnë të formojnë parlamentin e tyre

08/05/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Serbët në Kosovë kanë në plan të formojnë parlamentin e tyre pas zgjedhjeve të së dielës (11 maj) në Serbi, tha të mërkurën Marko Jaksiç, kreu i Këshillit Kombëtar Serb të Kosovës Veriore. Serbët kanë nevojë për autoritetin e tyre përfaqësues për të mbrojtur të drejtat e tyre ligjore, shtoi ai, veçanërisht në dritën e planeve nga ministria serbe për Kosovën lidhur me ndarjen funksionale të serbëve dhe shqiptarëve në Kosovë. "Kjo është e vetmja mënyrë që serbët të mbeten në Kosovë," shtoi Jaksiç.

Më vete të mërkurën, kryeministri shqiptar Sali Berisha i tha radios BBC se çdo ndarje e Kosovës është një ide e rrezikshme dhe ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar dhe OKB-së të përmbushin misionin e tyre në veriun e mbizotëruar nga serbët të Mitrovicës. Komuniteti ndërkombëtar duhet të vërë kushte të qarta ndaj Serbisë dhe duhet të ndalojë qeverinë e Beogradit të manipulojë serbët në Kosovën veriore, shtoi Berisha. (Danas, BalkanWeb - 08/05/08)