Ambasadorët e PIC kërkojnë miratimin e ndryshimit të ligjit zgjedhor lidhur me Srebrenicën

07/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Në një deklarim të martën (6 maj) ambasadorët e bordit drejtues të Këshillit për Zbatimin e Paqes (PIC) i kërkuan parlamentit të BiH të miratojë ndryshimet e propozuara ndaj ligjit zgjedhor që do t'u jepte të gjithë ish banorëve të Srebrenicës, skena e genocidit të vitit 1995 kundër muslimanëve, mundësinë për të votuar në zgjedhjet lokale të kësaj vjeshte. "Srebrenica mund të kthehet nga një simbol tragjedie në një simbol të urtësisë politike, përgjegjësisë dhe përparimit ekonomik," thanë ambasadorët. Kliford Bond, i dërguari i posaçëm i OHR për Srebrenicën, mbështeti gjithashtu propozimin. Të dy dhomat e parlamentit të BiH votojnë të mërkurën për ndryshimet e propozuara.

Në lajme të tjera të martën, mbikqyrësi i distriktit të Brcko, Rafi Gregorian amendoi statutin e distriktit të Brcko dhe futi në fuqi një ligj të ri zgjedhor dhe rregullat për asamblenë e distriktit. Gregorian tha se masat kanë për qëllim rritjen e efektshmërisë dhe funksionimit të administratës së Brcko dhe përgatitjen e tij për periudhën pas mbikqyrjes nga komuniteti ndërkombëtar. (Dnevni Avaz - 07/05/08; OHR website, RTRS, PBS - 06/05/08)