KE paralajmëron Bullgarinë lidhur me lejet industriale dhe dividentet e taksimit

07/05/2008

BRUKSEL, Belgjikë -- Komisioni Evropian (KE) njoftoi të martën (6 maj) se po i dërgon një njoftim zyrtar Bullgarisë duke kërkuar më shumë informacion rreth mbledhjes së taksave mbi dividentët e paguar nga dhe në kompanitë që operojnë në vend. Këto taksa mund të jenë më të larta se ekuivalentët e tyre të vënë ndaj kompanive bullgare. Një hap i ngjashëm është marrë ndaj Rumanisë. KE tha se dividentet e larta të taksave për kompanitë e huaja mund të përbëjnë një cënim të lëvizjes së lirë të kapitalit.

Komisioni i ka dërguar gjithashtu Bullgarisë një paralajmërim zyrtar lidhur me dështimin e saj për të lëshuar lejet e reja ose të përtërira për disa instalime industriale. Sipas KE, Bullgaria është e detyruar të lëshojë lejet e e reja apo të rinovuara për instalimet industriale që nga hyrja e saj në BE në 1 janar 2007, në përputhje me direktivën mbi parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes. (BNR, BTA, Sofia news agency, Dnevnik - 06/05/08)