Prokurorët e Hagës kërkojnë afate burgimi për Boshkovskin dhe Tarkulovskin

07/05/2008

HAGË, Hollandë -- Prokurorët në gjykatën e OKB-së për krimet e luftës kërkuan të martën (6 maj) një dënim 12 vjet për të paditurin maqedonas për krime lufte Ljube Boshkovski dhe 15 vjet për të bashkë-paditurin Johan Tarkulovski. Të dy ata janë akuzuar për krime të luftës të kryera ndaj shqiptarëve etnikë gjatë një bastisjeje dy-ditore në fshatin Ljuboten në gusht 2001. Prokurorët argumentojnë se ish ministri i brendshëm Boshkovski nuk hetoi dhe nuk kërkoi ndëshkim për shtatë të vrarë, trajtimin brutal të 36 shqiptarëve etnikë dhe shkatërrimin e 14 shtëpive. Gjyqi filloi në prill 2007. (Makfax, A1 - 06/05/08)