06/05/2008
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti serb Boris Tadiç ka marrë kërcënime vdekjeje tha në një artikull të botuar të hënën (5 maj) gazeta Blic. Ajo tha se kërcënimet u shpeshtuan në mënyrë të konsiderueshme pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në shkurt dhe vendimit të Tadiç për të nënshkruar një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE javën e shkuar. Sipas Blic, letrat vijnë nga Çikago, pika e origjinës për letra të tjera kërcënuese marrë nga ministrat serbë dhe zyrtarët e gjykatës.
Prokuroria publike e Serbisë konfirmoi se është në dijeni të situatës dhe tha se po bën gjithshka brenda fuqive të veta ligjore për të mbrojtur presidentin dhe për të gjetur ata që dërgojnë kërcënime. (Blic - 06/05/08; Beta, B92, RTS, Reuters, AP - 05/05/08)