PNL qeverisëse e Rumanisë kërkon dorëheqjen e komisionerit të drejtësisë së BE, Fratini

06/05/2008

BUKURESHT, Rumani -- Partia qeverisëse Liberale Kombëtare (PNL) e Rumanisë u bëri thirrje anëtarëve të Parlamentit Evropian të kërkojnë dorëheqjen e komisionerit të drejtësisë së BE, Franko Fratini, lidhur me deklarimet e tij mbi emigracionin. "Deklarimet [e Fratinit] kundërshtojnë Konventën Evropiane mbi të Drejtat e Njeriut," tha të hënën (5 maj) nënkryetari i PNL dhe ministri i mbrojtjes Teodor Meleskanu.

Muajin e kaluar, Fratini mbështeti një shqyrtim të direktivës evropiane mbi lëvizjen e lirë brenda vendeve anëtare të BE, duke thënë se lëvizja e lirë e shtetasve nuk duhet të kthehet në një lëvizje të lirë të kriminelëve. Ai sugjeroi gjithashtu se të huajt pa të ardhura minimale të nevojshme për të jetuar në Itali duhej të përziheshin nga vendi dhe ata që kryenin krime në Itali duhej të dërgoheshin në gjykatë, të dënoheshin e të deportoheshin. (Rompres, AFP, Mediafax, Hotnews - 05/05/08)