06/05/2008
ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan mohoi të hënën (5 maj) raportet e medias që thonë se ai ka planifikuar të ngrejë një parti të re politike në qoftë se Partia e tij për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ndalohet nga Gjykata Kushtetuese, e cila ka nisur një rast të mbylljes ndaj saj me akuzat për veprimtari islamike. Kanal D i TV turk raportoi të hënën se Erdogan njoftoi planet e veta në një darkë me një grup të vogël gazetarësh të shtunën. Erdogan tha se këto pohime nuk janë të vërteta dhe përfaqësojnë thjesht hamendjet e autorëve të tyre. (Zaman - 06/05/08; Al Jazeera, Reuters - 05/05/08)