Nastase gati për të kandiduar kundër Basheskut në zgjedhjet e Rumanisë në 2009

05/05/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kreu i Partisë së Social Demokracisë (PSD) Adrian Nastase tha të shtunën (3 maj) se ai është gati të kandidojë për president në zgjedhjet presidenciale të vitit 2009 po qe se partia e tij nuk gjen kandidat më të mirë. "Unë do të pranoj të kandidoj kundër Traian Basheskut. Ai nuk duhet të marrë një mandat të dytë. Ai ka bërë mjaft dëm edhe kështu," tha Nastase.

Nastase shërbeu si kryeministër midis viteve 2000 dhe 2004. (Gandul, Ziua Iasi - 05/05/08; Mediafax - 03/05/08)