05/05/2008
ANKARA, Turqi -- Kryeministri Rexhep Tajip Erdogan thuhet se po planifikon të krijojë një parti të re politike në qoftë se Partia e tij për Drejtësi e Zhvillim (AKP) ndalohet nga Gjykata Kushtetuese për shkak të veprimtarisë pro-islamike. Kanal D i televizionit turk raportoi të hënën (5 maj) se përgatitjet për krijimin e formacionit të ri politik të Erdogan tashmë janë kompletuar.
Sipas medias, Erdogan zbuloi planet e tij në një takim me një grup të vogël gazetarësh të shtunën mbrëma. Zyra e shtypit e Erdogan nuk komentoi mbi raportin. Një padi çuar në gjykatë kërkon ndalimin e 71 anëtarëve tyë PKK duke përfshirë Erdogan, nga veprimtaria politike për pesë vitet e ardhshme. (Reuters, Kanal 5, Hurriyet - 05/05/08)