05/05/2008
BEOGRAD, Serbi -- Presidenti rus Vladimir Putin i dërgoi një mesazh kryeministrit serb Vojislav Koshtunica të dielën (4 maj) duke e risiguruar atë për qëndrimin e pandryshuar të Moskës ndaj çështjes së Kosovës. "Ne mendojmë se shpallja e njëanshme e pavarësisës së Kosovës ishte një goditje e madhe për ligjin ndërkombëtar," tha Putin në një shënim botuar nga zyra e shtypit e qeverisë serbe. "Ne jemi gati të nisim përpjekje të përbashkëta për t'ju kundërvënë kësaj prirjeje të rrezikshme. Ju mund të mbështeteni fort në solidaritetin dhe përkrahjen tonë."
Kreu rus tha gjithashtu se Rusia është gati të zhvillojë marrëdhëniet e saj me Serbinë në një rang më të gjerë çështjesh, në interes të paqes dhe stabilitetit në Ballkan dhe krijimit të një Evrope pa ndonjë vijë ndarëse. (ITAR-TASS, Gazeta.ru - 04/05/08)