05/05/2008
SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Mijra serbë boshnjakë u mblodhën në kampin e përqëndrimit Jasenovac të dielën (4 maj) për të përkujtuar dhjetra mijra serbë, çifutë e romë që u vranë atje gjatë regjimit pro-nazist në Luftën e Dytë Botërore. Ceremonia u zhvillua në Donja Gradina, BiH veriore, që ishte më parë pjesë e kampit.
Grupi përkujtoi gjithashtu 63 vjetorin e një përpjekjeje të pasuksesëshme të 600 të burgosurve të luftës për të ikur nga kampi. Vetëm 90 prej tyre shpëtuan. Priftërinjtë ortodoksë, dhe një përfaqësues i komunitetit rom, thanë lutje për të përkujtuar viktimat. "Është detyra jonë e shenjtë të mos i harrojmë kurrë viktimat e Jasenovacit," tha në ceremoni presidenti i Republika Srpska, Rajko Kuzmanoviç. (RTRS, SRNA, AFP - 04/05/08)