Arrestohet në Athinë një trafikant droge

05/05/2008

ATHINË, Greqi -- Policia arrestoi një të huaj që kishte 93 kapsula heroinë me peshë 514 gram në stomakun e tij të dielën (4 maj) në Athinë. Ai e sillte drogën nga Libani. Shoqëruesja e tij e dyshuar, një shtetase greke 39 vjeçare, u arrestua gjithashtu. Transportuesi 44 vjeçar, emri i të cilit nuk u bë i ditur u dërgua menjëherë në spital pas arritjes së tij në aeroportin e Athinës, ku i ra të fikët. Atij i bënë kirurgji për t'i nxjerrë kapsulat. Prokuroria në Athinë do të hetojë rastin dhe të ngrejë akuzat për kontrabandë droge ndaj dy të dyshuarve. (AFP, Sky, Makfax, AP - 04/05/08)