05/05/2008
BEOGRAD, Serbi -- Kreu i Partisë Socialiste të Serbisë (SPS) Ivica Daçiç tha të shtunën (3 maj) se partia e tij nuk do të hyjë në një koalicion me Partinë Demokratike (DS) dhe Partinë Liberal Demokratike (LDP) pas zgjedhjeve të javës së ardhshme. "Zërat e një marrëveshjeje midis SPS, DS dhe LDP janë fantazi shkencore sepse SPS nuk mund të jetë kurrë në një koalicion me parti që udhëheqin një politikë anti-qeveritare e anti-kombëtare," tha Daçiç në një takim zgjedhor në Pozarevac.
Ndërkohë, kreu i Serbisë së Re (NS) Velimir Iliç tha të dielën se nga që Serbia nënshkroi marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE, nuk kishte shanse për një qeveri koalicioni me DS. Presidenti Boris Tadiç, kreu i DS tha të dielën se zgjedhjet e 11 majit do t'i lejojnë shtetasit të vendosin në se do ta anullojnë marrëveshjen e SAA. (Danas - 05/05/08; FoNet, B92, Blic - 04/05/08)