Lajçak dhe Dodik diskutojnë legjislacionin zgjedhor të BiH

05/05/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Kryeministri i Republika Srpska (RS) Milorad Dodik u takua të dielën (4 maj) me Përfaqësuesin e Lartë Miroslav Lajçak për të diskutuar ndryshimet në legjislacionin zgjedhor të vendit, duke përfshirë një propozim nga këshilli i qytetit të Srebrenicës për ta vënë qytetin nën një status të posaçëm, jashtë juridiksionit të RS. Dodik tha se është kundër një mase të tillë. Ai këmbënguli se të gjithë banorët e Srebrenicës kanë të drejtë të votojnë në zgjedhjet lokale të caktuara për këtë vjeshtë. (RTRS, SRNA, Dnevni Avaz, Nezavisne Novine, Tanjug - 04/05/08)