Policia greke përdor gaz lotsjellës për të shpërndarë grupin që favorizon legalizimin e kanabisit

04/05/2008

ATHINË, Greqi -- Policia përdori gaz lotsjellës të shtunën (3 maj) për të shpërndarë një turmë me të rinj në Athinë të cilët demonstruan për të mbështetur legalizimin e marijuanës për përdorim mjekësor. Autoritetet u shprehën se përplasjet filluan afër një konvikti studentësh dhe zgjatën për gati tre orë. Turma dogji goma dhe bllokoi trafikuan në një rrugë të ngarkuar afër me godinën. Nuk ka pasur njoftim për arrestime ose plagosje. Demonstrata u zhvillua në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit të Athinës. (Makfax, MIA, AP - 03/05/08)