04/05/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Dërgimi i oficerëve ushtarakë në misionet e huaja do ta vendosin Malin e Zi në skenën politike ndërkombëtare dhe do të provojnë angazhimin e tij për paqen globale, ministri malazez i mbrojtjes Boro Vucinic u shpreh të shtunën (3 maj), në një intervistë me gazetën e Podgoricës Vijesti. Ai shtoi se sistemi i mbrojtjes i Malit të Zi është i angazhuar të mbrojë sigurinë kombëtare po ashtu dhe bashkëpunimin rajonal dhe më tej. Vucinic u shpreh se nëse një vend përfiton nga siguria kolektive, ai duhet të kontribuojë për të. Sipas ministrit, çështja e dërgimit të trupave në misone jashtë shtetit është një sfidë profesionale dhe një shans për oficerët e ushtrisë për të avancuar në karrierën e tyre. (Vijesti - 03/05/08)