Austria konfirmon ekstradimin e Zagorec në Kroaci

04/05/2008

VIENË, Austri -- Një gjykatë lajmëroi të premten (2 maj) se gjenerali kroat në pension Vladimir Zagorec do të ekstradohet në Zagreb. Avokatët e tij tani kanë 14 ditë për të apeluar këtë vendim në një gjykatë më të lartë. Ata thanë se ka dëshmi të reja që duhet të futen. Zagorec po jeton në Austri që prej tetë viteve dhe u arrestua në Vjenë në marsin e vitit 2007, në bazë të një mandat arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Kroacia, ku ai është duke u gjykuar në mungesë. Prokurorët u shprehën e ai ka vjedhur 5 milion euro nga fondet e qeverisë dhe përvetësoi një numër diamantesh që do të përdoreshin për të garantuar një marrëveshje ilegale armësh gjatë konfliktit të viteve 1992-1995. (HINA, Javno.com - 02/05/08)