04/05/2008
TIRANË, Shqipëri -- Prokurorët lajmëruan të shtunën (3 maj) se katër zyrtarë të ministrisë së mbrojtjes janë arrestuar për korrupsion, për shkak të një seri shpërthimesh vdekjeprurëse në depozitën e armëve në fshatin e Gërdecit. Në shpërthimet e 15 marsit u vranë 26 njerëz dhe u plagosën qindra të tjerë. Të katër të arrestuarit, duke përfshirë një kolonel ushtrie, janë akuzuar për "aksione korruptive në menaxhimin e mallrave", u shprehën prokurorët që i identifikuan ata. (AP, BTA, Focus - 03/05/08)