Bramertz shprehet se nuk ka arsye të besojë se Mlladiç nuk është në Serbi

04/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Kryeprokurori i gjykatës së krimeve të luftës të OKB-së Serge Bramertz shprehet se ai nuk ka asnjë arsye të besojë se i akuzuari në arratisje Ratko Mlladiç nuk është në Serbi. Në një intervistë për gazetën Vecernje Novosti të së dielës (4 maj), Bramertz u shpreh se prokurorët e Hagës janë në konktakte të rregullta me autoritetet e duhura në Serbi dhe shkëmbejnë informacione mbi Mlladiç. Ai shtoi se ai beson se autoritetet serbe mund të gjejnë gjithashtu Radovan Karadziç, Stojan Zupljanin and Goran Hadziç. "Gjatë takimeve tona në Beograd, ne kemi marrë informacion të detajuar mbi një operacion të fundit, që konfirmoi se Zupljanin ishte në Serbi. Ne nuk kemi informacione që të besojmë se të arratisurit e tjerë janë larg, duke marrë në konsideratë se atje është vendi ku janë familjet e tyre dhe rrjeti i mbështetësve," u shpreh Bramertz. (Vecernje Novosti - 04/05/08)