DS paralajmëron Koshtunicën kundër bërjes së pretendimeve lidhur me MSA e re me BE-në

04/05/2008

BEOGRAD, Serbi -- Partia Demokratike (DS) mohoi deklaratat e kryeministrit në ikje Vojislav Koshtunica, i cili tha se Marrëveshja e re e Stabilizim Asociimit e Serbisë me BE-në përmban një nen që i kërkon Serbisë të heqi dorë nga një pjesë e territorit të saj, duke ju referuar Kosovës. Koshtunica, drejtues i Partisë rivale Demokratike të Serbisë (DSS), duhet "të ndalojë të pavërtetat, shpifjet, gënjeshtrat dhe përdorimin e fjalorit që nuk është i përshtatshëm, duke marrë në konsideratë detyrën që ai mban", DS u shpreh në një deklaratë të shtunën (3 maj). Të dyja partitë dhe shumë të tjera, përballen në zgjedhjet parlamentare dhe lokale në 11 maj.

Në lajmet e tjera të së shtunës, Komisioneri i Zgjerimit për BE-në Oli Rehn u shpreh se Serbia po përdor Kosovën si një justifikim për të përmirësuar lidhjet më shumë me Moskën, se sa me Brukselin. Gjatë një leksioni në Universitetin e Oksfordit, Rehn e karakterizoi këtë si një "lojë të rrezikshme", duke paralajmëruar se Serbia do të jetë e para që do të përjetojë pasoja negative, nëse ekonomia e brishtë e Kosovës dështon. (B92, Tanjug, Beta, Blic - 03/05/08)