Drejtuesit e Evropës Qendrore dhe Juglindore shprehen se integrimi në BE është mundësia e vetme për Balkanin

04/05/2008

OHËR, Maqedoni -- Integrimi në BE është alternativa e vetme politike për Balkanin Perëndimor, shefat e shteteve të vendeve në Evropën Qendrore, Lindore dhe Juglindore arritën në këtë konkluzion të shtunën (3 maj) kur mbaroi takimi i tyre dy ditor në Ohër. Presidenti maqedonas Branko Crvenkovski organizoi takimin e drejtuesve nga 18 vende në rajon. Ai u shpreh se pjesmarrësit ranë dakort të bëjnë përpjekje shtesë për të garantuar stabilitetin dhe mirëqenien në Ballkan. Vendet kandidate të BE-së duhet të përshpejtojnë reformat e nevojshme, sidomos me mbështetjen e Bashkimit për këto reforma, shtoi ai. Pjesmarrësit në takim ranë dakort gjithashtu që zhvillimi ekonomik dhe mirëqenia janë prioritetet kryesore. Lidhur me çështjen e Kosovës, megjithëse pjesmarrësit mbajtën qëndrime të ndryshme mbi pavarësinë, Crvenkovski u shpreh se secili ra dakort mbi nevojën për qëndrueshmëri. (AFP, Makfax, MIA - 03/05/08)