21/04/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Pas një ftese më parë këtë muaj, Kroacia nis të hënën (21 prill) raundin e parë të bisedimeve të saj të pranimit në NATO me anëtarësimin që pritet në një vit. Gjatë këtij raundi të parë, do të diskutohen çështje politike e ushtarake, së bashku me përparimin e vendit në përmbushjen e kritereve të anëtarësimit në NATO. Raundi i dytë do të përqëndrohet në çështjet teknike dhe fondet që vendi do të kontribuojë në buxhetin e Aleancës. (MIA - 21/04/08; HRT, Vecernji List - 20/04/08)