18/04/2008
TIRANË, Shqipëri -- Qemal Minxhozi, një anëtar i parlamentit nga opozita kryesore Partia Socialiste tha të enjten (17 prill) se ka në plan të padisë ish kryeprokuroren e gjykatës së OKB-së për krimet e luftës, Karla del Ponte. Çështja është në pretendimet në librin e saj të fundit lidhur me trafikun e organeve njerëzore në Kosovë dhe Shqipëri. Në parlament, Minxhozi përfaqëson fshatin Gurrë, që është përshkruar në libër si një pikë e trafikut të organeve njerëzore. Del Ponte pretendon se disa krerë shqiptarë dhe shqiptarë të Kosovës duke përfshirë kryeministrin e tanishëm Hashim Thaçi, qenë përfshirë në heqjen e organeve nga trupat e rreth 300 të burgosurve serbë në verën e vitit 1999.
Të mërkurën, gjykata e Hagës lëshoi një deklaratë ku thuhej se nuk kishte prova të besueshme për të provuar akuzat e del Ponte. (Koha Jone - 18/04/08; AP - 17/04/08)