17/04/2008
HAGË, Hollandë -- Hetuesit e OKB-së nuk kanë gjetur "prova të besueshme" të trafikut të organeve në Kosovë, tha Olga Kavran, zëdhënëse për prokurorinë në Hagë të mërkurën (16 prill). Ajo spjegoi se çdo vazhdim i çështjes i është lënë UNMIK dhe autoriteteve të tjera për të vendosur. Ish kryeprokurorja e OKB-së për krimet e luftës Karla del Ponte thoshte në një libër të botuar së fundmi se krerët shqiptarë në Kosovë, duke përfshirë kryeministrin e tanishëm Hashim Thaçi, ndihmuan heqjen e organeve nga trupat e rreth 300 të burgosurve serbë në verën e 1999. (AFP, AP - 16/04/08)