UNMIK dhe Grupi i Kontatktit kundër mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë

17/04/2008

PRISHTINË, Kosovë -- Gjashtë anëtarë të Grupit të Kontaktit, duke përfshirë Rusinë, janë kundër mbajtjes së zgjedhjeve bashkiake serbe në Kosovë në 11 maj dhe mbështesin të njëjtën linjë si UNMIK, tha të mërkurën (16 prill) zëdhënësi i misionit të OKB-së Aleksander Ivanko. Duke vënë në dukje se pikëpamja e UNMIK është mbështetur nga përfaqësuesit e SHBA, MB, Francës, Gjermanisë, Italisë e Rusisë, tha ai, "do të ishte me interes të shihej në qoftë se Serbia vendos t'i kundërvihet të gjithë lojtarëve ndërkombëtarë, jo vetëm atyre nga BE, OKB dhe grupi i Kontaktit, sepse ata e kanë thënë të gjithë qartë se zgjedhjet serbe nuk duhet të bëhen në Kosovë." Shefi i UNMIK Joachim Ruecker ka në plan të dërgojë një mesazh në Beograd duke përsëritur se mbajtja e zgjedhjeve do të shkelte rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së. (Express, KohaDitore, Telegrafi - 17/04/08; RTK, KTV Kosovalive, Tanjug - 16/04/08)