17/04/2008
SHKUP, Maqedoni -- Fluturuesi maqedonas Air Transport (MAT) është ndaluar nga fluturimi me çarter në destinacionin popullor grek të Korfuzit këtë verë. MAT mori një letër të mërkurën (16 prill) nga ministria greke e transportit që e informonte se kompania nuk do të lejohet të fluturojë në ishull nga qershori në gusht me emrin që ka. MAT thotë se ky është ndalimi i parë i hapur nga Greqia në fluturimet prej Maqedonisë, që MAT e përshkruan si një shkelje të ligjit ndërkombëtar. Duket se ky është raundi i fundit në mosmarrëveshjen e gjatë mbi emrin midis të dy vendeve.
Në lajme të tjera të mërkurën, sekretarja e shtetit të SHBA Kondoliza Rajs tha se Maqedonia do të pranohet në NATO sa po të zgjidhet kjo mosmarrëveshje. Rajs përsëriti thirrjet për të kapërcyer dallimet midis të dy palëve. Mosmarrëveshja fundosi ofertën e Maqedonisë në samitin e fundit të Aleancës në Bukuresht. I dërguari i OKB Matthew Nimetz kthehet në Shkup të enjten për të vlerësuar situatën përpara se të drejtohet për në Athinë të premten. (Vecer - 17/04/08; Tanjug, A1, Makfax, Naftemporiki - 16/04/08)