16/04/2008
BUKURESHT, Rumani -- Diplomati i karierës Lazar Komanesku u betua të martën (15 prill) si ministri i ri i jashtëm i vendit. Ai u propozua nga kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu të hënën, pas dorëheqjes së Adrian Kioroianu. Pas betimit, Komanesku tha se verifikimi i veprimtarive të ambasadave dhe konsullatave rumune jashtë vendit do të jetë një përparësi. (Curierul national - 16/04/08; Rompres, Mediafax - 15/04/08)