Bullgaria do të nisë bisedimet mbi ndryshimet e kabinetit

16/04/2008

SOFJE, Bullgari -- Negociatat mbi ndryshimet e personelit dhe të strukturave në kabinet nisin zyrtarisht të mërkurën (16 prill). Të martën, kryeministri Sergej Stanishev u takua me krerët e Partisë së tij qeverisëse Socialiste të Bullgarisë (BSP) dhe njoftoi se ministri i brendshëm që po largohet, Rumen Petkov do të kryesojë ekipin e BSP në bisedime. Petkov dha dorëheqjen të dielën lidhur me një skandal të madh që përfshinte zyrtarë të ministrisë bashkë me të vetë.

Konsultime midis partnerëve të koalicionit qeverisës, BSP, Lëvizjes Kombëtare për Stabilitet dhe Progres dhe Lëvizjes për të Drejta e Liri, priten të përfundojnë diku nga java tjetër. (Dnevnik, Sega, Trud - 16/04/08; Actualno, BGNES - 15/04/08)