KE nuk do t'i vërë sanksione BiH në qoftë se dështon reforma policore

16/04/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Komisioni Evropian (KE) nuk do të vërë sanksione ndaj BiH në qoftë se dhoma e sipërme e parlamentit nuk arrin të miratojë ligjet e reformës kyçe policore, tha të martën (15 prill) ambasadorja e Sllovenisë në BiH, Natasha Vodushek. Gjatë një takimi të ambasadorëve të BE me kryeministrin e Republika Srpska Milorad Dodik, ajo tha: "Përgjegjësia për dështimin e mundshëm për të nënshkruar një marrëveshje stabilizimi dhe shoqërimi me BE është plotësisht e politikanëve të BiH dhe votuesit...duhet t'i gjykojnë apo ndëshkojnë ata për bëmat e tyre në zgjedhjet e tjera." Kalimi në dhomën e popujve pritet të mërkurën vonë, duke hapur udhë për një ceremoni të mundshme nënshkrimi në fund të prillit apo në maj. (Nezavisne Novine, Dnevni Avaz - 16/04/08; RTRS, Fena - 15/04/08)