14/04/2008
BEOGRAD, Serbi -- Koalicioni qeverisës Partia Demokratike e -Serbia e Re (DSS-NS) po kërcënojnë të nisin një mocion për shkarkimin e presidentit Boris Tadiç në qoftë se ai nënshkruan marrëveshjen e stabilizimit dhe shoqërimit (SAA) me BE, paralajmëroi të dielën (13 prill) kreu i NS dhe ministri që po ikën, i infrastrukturës, Velimir Iliç. "Ne e këshillojmë presidentin Boris Tadiç dhe bashkëpunëtorët e tij të mos bëjnë lodra me Serbinë dhe të mos nënshkruajnë asgjë sepse do të kenë një problem të madh në duart e tyre," tha Iliç, një aleat i ngushtë i kryeministrit Vojislav Koshtunica, kreu i DSS, duke përsëritur se nënshkrimi i SAA është baraz me pranimin e pavarësisë së Kosovës.
Sipas një ligji të ndryshuar së fundmi lidhur me presidencën, një e treta e deputetëve mund të propozojë debat parlamentar mbi fajësimin në qofët se ata besojnë se presidenti ka shkelur kushtetutën. Procesi vazhdon nga atje, duke lëvizur në gjykatën kushtetuese dhe kthehet prapë në parlament. Të premten, gazeta Vecernje Novosti raportoi se Tadiç do të pretendonte se konventa e Vienës i jep atij të drejtën të nënshrkuajë marrëveshje ndërkombëtare të tilla si SSA. (B92, Tanjug, Beta - 13/04/08; Vecernje Novosti- 11/04/08)