Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Tarikeanu shpreh shqetësim rreth vdekjes së të burgosurit rumun në burgun polak

10/04/2008

BUKURESHT, Rumani -- Kryeministri Kalin Popesku Tarikeanu shprehu shqetësim të mërkurën (9 prill) rreth vdekjes kohët e fundit të një shtetasi rumun që kishte bërë një grevë urie në një burg polak. Klaudiu Daniel Kruliç u arrestua në dhjetor, dyshuar për plaçkitjen e një gjykatësi në Poloni. Ndërsa ishte në paraburgim, Kruliç këmbënguli se ishte i pafajshëm dhe nisi një grevë urie për të protestuar arrestimin e tij. Familja e tij thotë se ai i dërgoi letra të shumta konsullatës rumune duke i kërkuar ndihmë. Kruliç vdiq në 18 janar, katër ditë pasi një gjykatë lokale vendosi që ai të ushqehet me forcë. Tarikeanu po pret një raport për këtë çështje. "Kam parë se si ambasadat dhe konsullatat e vendeve të tjera mbrojnë interesat dhe të drejtat e shtetasve të tyre. Unë pres që ambasadat rumune...të mbajnë të njëjtin qëndrim," tha ai. (Realitatia, Rompres, Mediafax - 09/04/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes