01/04/2008
PRISHTINË, Kosovë -- Kreu i misionit gjyqësor dhe policor të BE në Kosovë (EULEX) tha të hënën (31 mars) se misioni do të vendosej anembanë Kosovës, duke përfshirë veriun e mbizotëruar nga serbët, ndonëse do të donte disa kohë deri sa gjithshka të funksiononte plotësisht. "Ne jemi në fazën përgatitore por qëllimi ynë është të vendosim misionin në gjithë territorin," tha Iv dë Kermabon. "Për mua, Kosova ka vetëm një forcë policore dhe kjo është Shërbimi Policor i Kosovës (KPS). Më vjen mirë se ka shumë anëtarë serbë të KPS që punojnë ende në Kosovën veriore."
Gjithashtu të hënën, ministria e jashtme spanjolle njoftoi se Madridi nuk do të marrë pjesë në EULEX deri sa të miratohet ligjërisht kalimi i përgjegjësive nga UNMIK në EULEX. Spanja është midis anëtarëve të BE që nuk e ka njohur ende Kosovën. (Koha Ditore, Express - 01/04/08; RTK, KTV, Reuters - 31/03/08)