24/03/2008
BEOGRAD, Serbi -- Partia e parë politike që bashkon malazezët etnikë që jetojnë në Serbi u regjistrua nga ministria e administratës shtetërore të dielën (23 mars) nën emrin Partia Malazeze (CP). "CP nuk u krijua për përdorim të njëhershëm, objektivi i saj është të bëhet një parti e respektuar pakice në Serbi," tha kreu i saj Nenad Stevoviç. Ai nuk tha në se partia ka në plan të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. (Tanjug, Focus, Makfax, Beta, Blic - 23/03/08)