Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

PDSH kthehet në qeverinë maqedonase

24/03/2008

SHKUP, Maqedoni -- Partia Demokratike e Shqiptarëve (PDSH) vendosi të dielën (23 mars) të kthehet në qeveri, dhjetë ditë pasi njoftoi largimin e saj. Vendimi u muar gjatë një takimi midis kreut të PDSH Menduh Thaçi dhe kryeministrit Nikola Gruevski. Të gjithë ministrat e PDSH do të rimarrin detyrat e tyre me përjashtim të nënkryeministrit Imer Aliu.

"VMRO-DPMNE ranë dakord të formojnë grupe pune që do të punojnë për të gjetur një zgjidhje për për të miratuar një ligj mbi përdorimin e gjuhëve sipas kushtetutës dhe legjislacionit ekzistues si dhe në përputhje me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit. Partitë do të mbajnë gjithashtu diskutime...lidhur me viktimat e konfliktit të 2001 në përputhje me legjislacionin si edhe mbi ligjin e flamurëve, sipas kushtetutës," njoftoi PDSH. Partia kishte këmbëngulur se pikpamjet e saj mbi këto çështje qenë shpërfillur. Me Maqedoninë që ende shpreson të marrë një ftesë për në samitin e NATO-s në prill, zyrtarëve u ishte bërë thirrje për unitet. (Untrinski Vesnik, Vecer - 24/03/08; Makfax, ITAR-TASS, A1 - 23/03/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes