04/03/2008
SHKUP, Maqedoni -- Policia goditi një rrjet ndërkombëtar trafiku njerëzor dhe arrestoi 15 vetë në një operacion të dielën vonë (2 mars), njoftoi të hënën ministrja e brendë=shme Gordana Jankulovska. Një i dyshuar po kërkohet ende. "Ky është një grup që transferoi ilegalisht 18 vetë nga Kina në Shqipëri e Greqi," tha ministrja. Imigrantët qenë transportuar ilegalisht në Maqedoni nga Serbia. Arrestimet pasuan një operacion vëzhgimi pesë muajsh duke përfshirë policë të maskuar. (AFP, Makfax, Balkaninsight - 03/03/08)