25/02/2008
BEOGRAD, Serbi -- Banka Kombëtare e Serbisë (NBS) kundërshtoi thirrjet nga nacionalistët për të bojkotuar bankat e huaja. "Të gjitha bankat që operojnë në tregun bankar të Serbisë janë banka lokale pavarësisht nga burimi i kapitalit të tyre," tha NBS në një deklaratë të premten (22 shkurt). Disa degë të bankave me seli në vendet që njohin pavarësinë e Kosovës u vandalizuan në trazirat e javës së shkuar në Beograd. (NBS website, Tanjug, RTS - 22/02/08)