Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Lajçak premton përpjekje të mëdha lidhur me reformën gjyqësore të BiH

25/02/2008

SARAJEVË, Bosnje dhe Herzegovinë (BiH) -- Përfaqësuesi i Lartë Miroslav Lajçak premtoi të intensifikojë përpjekjet lidhur me reformën gjyqësore duke thënë se kjo dhe strategjia kombëtare e krimeve të luftës janë midis përparësive të tij kryesore. "Ne e diskutojmë këtë çështje pothuajse çdo ditë me përfaqësuesit e gjyqësorit dhe nuk do të jepemi në këtë gjë," tha Lajçak në përgjigjet online për pyetjet nga publiku, botuar të dielën (24 shkurt) në uebsajtin reci.ba. Lajçak nuk deshi të jepte një kuadër kohor për atë se kur BiH mund të bashkohet me BE. "Kjo është si të pyesësh një sportist se sa kohë i duhet të për të bërë një maratonë kur ai nuk ka nisur ende garën," tha ai.

Në një deklaratë më vete të dielën, Lajçak kundërshtoi akuzat nga partia kryesore boshnjake, Partia e Veprimit Demokratik (SDA) se ai nuk bën punën e tij. "Do të ishte e dobishme në qoftë se përfaqësuesit e SDA të vepronin më shumë e të bënin më pak retorikë," u përgjegj Lajçak. (Dnevni Avaz, Nezavisne Novine - 25/02/08; Fena - 24/02/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes