21/02/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Presidenti Filip Vujanoviç propozoi zyrtarisht të mërkurën (20 shkurt) kreun e Partisë Demokratike qeverisëse të Socialistëve, Milo Gjukanoviç si kryeministër. Javën tjetër, parlamenti do të mbajë një votë besimi për të konfirmuar postin e tij. Gjukanoviç ka shërbyer tashmë katër herë si kryeministër dhe një herë si president. Kryeministri që largohet Zheljko Sturanoviç dha dorëheqjen në fund të muajit të shkuar për shkak të kancerit në mushkëri. (Vijesti - 21/02/08; RTCG, Mina, Vijesti - 20/02/08)