07/02/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) caktoi kreun e saj Milo Gjukanoviç për postin e kryeministrit të ngarkuar të mërkurën (8 shkurt). Kryeministri që largohet, Zheljko Sturanoviç dha dorëheqjen javën e shkuar për shkak të problemeve shëndetësore. Gjukanoviç ka shërbyer si kryeministër katër herë dhe një herë si president. (Vijesti - 07/02/08; RTCG, Mina, AP - 06/02/08)