04/02/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Krerët e Partisë Popullore njëzëri vendosën të dielën (3 shkurt) të mos marrin pjesë në zgjedhjen presidenciale të 6 prillit. Partia vendosi t'ua lërë individëve anëtarë për të vendosur se kë të mbështesin.
Ndërkohë, kreu i Aleancës Liberale Miodrag Zhivkoviç paralajmëroi të hënën se partitë politike duhet të përqëndrohen në zgjedhje se sa të flasin rreth kthimit të mundshëm të Milo Gjukanoviçit në postin e kryeministrit. Kanceri i mushkërive e detyroi Zheljko Sturanoviç të japë dorëheqjen javën e shkuar. (MINA - 04/02/08; Vijesti - 03/02/08)