27/01/2008
PODGORICË, Mali i Zi -- Drejtuesi i Partisë opozitare Socialiste të Popullit (SNP) Srdjan Milic ra dakort të premten (25 janar) të bëhet kandidati i partisë së tij në zgjedhjet presidenciale të programuara për 6 prill. Partia Demokratike e Socialistëve (DPS) që është në qeverisje lajmëroi që presidenti në detyrë Filip Vujanovic do të kërkojë rizgjedhjen në emër të DPS. Drejtuesi i Partisë Boshnjake në Malin e Zi Rafet Husanovic u shpreh gjithashtu se ai ishte gati të kandidonte për president nëse ai fiton mbështetjen nga të gjitha komisionet bashiake dhe komisioni drejtues i partisë së tij. (RTCG, Antena M, Dan - 25/01/08)