27/01/2008
SOFJE, Bullgari -- Komisioni Evropian (KE) ka vendosur të ngrijë subvencionet e infrastrukturës së Bullgarisë për shkak të një skandali korrupsioni që përfshinte dy zyrtarë të lartë në Fondin e Infrastrukturës të Rrugëve në vend, lajmëroi të shtunën (26 janar) ministri i transportit Petar Mutafchiev. Shefi i departamentit të thithjeve të fondeve të BE-së Ljubomir Lilov dhe manaxheri i departamentit republikan negociues të infrastrukturës Ivan Vladimirov u arrestuan të enjten mbasi ata u kapën me një ryshfet prej 12,000 euro nga një qytetar i cili donte të ndryshonte statusin e ngastrës së tokës së tij për ta bërë atë të përshtatshme për ndërtim. Mutafchiev u shpreh të shtunën se skandali nuk përfshin thithjen e fondeve të BE-së, por komisioni ka vendosur të ngrijë subvencionet derisa të kryhet një kontroll i pakushtëzuar për të sqaruar që skandali nuk është i lidhur me financimin e BE-së. (AFP, BNR, Sofia news agency - 26/01/08)