Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

NATO rrit praninë ushtarake në Kosovë

24/01/2008

PRISHTINË, Kosovë, Serbi -- NATO po rrit numrin e trupave të veta në Kosovë, tha të mërkurën (23 janar) një zëdhënës për KFOR. Një batalion italian prej 560 ushtarësh ka nisur të vendoset për një mision që mund të vazhdojë deri në krye të marsit. Zëdhënësi tha se trupat do të treinoheshin rregullisht në krahinë por do të demonstronin gjithashtu aftësinë e Aleancës për të dërguar riforcime në misionet e saj anembanë botës.

Më vete, Rumania njoftoi se është gati të dërgojë rreth 175 policë dhe xhandarë në Kosovë si pjesë e misionit të posaçëm të planifikuar të BE për krahinën. Kryeministri serb Vojislav Koshtunica përsëriti të mërkurën se misioni i BE do të ishte "i paligjshëm" pa autorizimin e BE.

Në lajme të tjera, ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov paralajmëroi të mërkurën se pavarësia e Kosovës mund të krijonte një reaksion zinxhir në rreth 200 zona rreth e qark globit. "Në qoftë se ne lejojmë dikë të bëjë diçka, shumë të tjerë do të presin të kenë të njëjtin trajtim," tha ai. (AFP, Euronews, DW, Svoboda radio, Mediafax, Beta, RTS, Xinhua, Tanjug, Kosovalive, RFE, RTK, Balkanweb - 23/01/08)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes