02/01/2008
BRUKSEL, Belgjikë -- Një marrëveshje që lehtëson kufizimin e vizave për shtetasit e Shqipërisë, Bosnje dhe Herzegovinës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë që udhëtojnë në BE hyri në fuqi të martën (1 janar). Marrëveshja do të aplikohet në të gjitha vendet anëtare të BE me përjashtim të Danimarkës dhe MB. Ajo do të mbulojë gjithashtu nëntë anëtaret e reja të Shengenit: Republikën Çeke, Poloninë, Estoninë, Hungarinë, Letoninë, Lituaninë, Maltën, Sllovakinë dhe Slloveninë. Marrëveshja do të lejojë shumë grupe për të marrë viza më të lira dhe në shumë raste edhe pa pagesë, për të udhëtuar në BE dhe do të thjeshtojë procedurat e aplikimit për viza. (Vecer - 02/01/08; Makfax, MIA, RTS, RTRS - 01/01/08)