28/12/2007
PODGORICË, Mali i Zi -- Parlamenti miratoi një ligj të ri të enjten (27 dhjetor) mbi zgjedhjet presidenciale. Sipas tij, presidenti duhet të propozohet nga partitë politike apo grupet e mbështetësve dhe do të lejohet të konkurrojë në qoftë se ata ja dalin të mbledhin firma nga së paku 1.5% të votuesve tëregjistruar. Mali i Zi duhet të zgjedhë një president të ri këtë verë. Afati i presidentit ekzistues Filip Vujanoviç skadon në 22 maj. (RTCG, MINA, Antena M - 27/12/07)