26/12/2007
SHKUP, Maqedoni -- Parlamenti miratoi njëzëri krijimin e një Këshilli Kombëtar të Integrimit në BE të martën (25 dhjetor). Objektivi kryesor i këshillit do të jetë të nxisë veprimtaritë që kanë për qëllim pranimin e vendit në NATO dhe BE. Radmillla Shekerinska, kreu i opozitës kryesore Aleanca Social Demokratike e Maqedonisë (SDSM) u zgjodh kryetare e këshillit ndërsa Stojan Andov i Partisë Liberale të Maqedonisë do të jetë zëvendës. Këshilli ka 17 anëtarë me partitë e opozitës dhe të koalicionit që kanë nga tre përfaqësues secila. (Makfax, BIRN - 25/12/07)