Mobile | RSS | News Feeds | Facebook | Flickr | Twitter |

Agim Çeku i Kosovës përsërit synimin për të krijuar parti të re

26/12/2007

PRISHTINË, Kosovë, Serbi --Kryeministri që largohet i Kosovës Agim Çeku tha të hënën (24 dhjetor) se mbetet i vendosur për të krijuar një parti të re politike pasi të lerë detyrën. Njoftimi i Çekut kundërshtoi zërat se se ai mund të bashkohej me Partinë Reformiste të Kosovës (ORA) zëra të cilat u shfaqën të dielën pas dorëheqjes së kreut të ORA, Veton Surroi. "Unë dua që të mbetem në Kosovë gjatë gjithë rrugës, të marr pjesë në proceset dhe të jem në dispozicion të Kosovës," tha Çeku. Ai ka në plan të japë dorëheqjen në janar kur Hashim Thaçi, i cili fitoi zgjedhjet parlamentare të 17 nëntorit, pritet të formojë qeverinë e re.

Në lajme të tjera, shefi i UNMIK Joachim Ruecker do të raportojë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në 8 dhe 9 janar, tha të hënën ambasadori rus në OKB Vitali Çurkin. Ruecker pritej t'i drejtohej Këshillit këtë muaj por u shty për shkak të axhendës së Këshillit. (QIK, RTK, Telegrafi, RFE, Kosovalive, Kosovapress, ITAR-TASS, Xinhua, Blic - 25/12/07; RIA Novosti, Makfax, Balkan Insight - 24/12/07)

Ne mirëpresim komentet tuaja lidhur me artikujt e SETimes.

Ne shpresojmë që ju do të përdorni këtë forum për të bashkëvepruar me lexuesit e tjerë në të gjithë Evropën Juglindore. Në mënyrë që ta mbajmë këtë eksperiencë interesante, ne ju kërkojmë të ndiqni regullat e theksuara në politikën e komenteve. Duke dërguar komentet, ju i miratoni këto regulla. Ndërkohë që SETimes.com nxit diskutimin mbi të gjitha subjektet, duke përfshirë edhe ato të ndjeshme, por komentet e postuara shprehin vetëm pikëpamjet e atyre që i dërgojnë. Për SETimes.com nuk është e nevojshme ti vërtetojë ose të bjerë dakord me këto ide, pikëpamje, ose opinione të shprehura në këto komente. SETimes.com mirëpret diskutimin konstruktiv por nuk inkurajon përdorimin e materialeve kopjo-ngjit, lidhjeve të pashoqëruara dhe slloganeve me një rresht. Ky është një forum i moderuar. Komentet e gjykuara si abuzive, ofendues, ose ato që përmbajnë karakter fetar mund të mos publikohen.

Politika e komenteve të SETimes