26/12/2007
SHKUP, Maqedoni -- Ministri i vetëqeverisjes lokale Abdiraman Memeti paraqiti dorëheqjen të hënën (24 dhjetor) për arsye personale, gjashtë muaj pasi mori detyrën . "Sinqerisht shpresoj që ministria do të vazhdojë të punojë në të ardhmen mbi projektet që ka nisur dhe mbi sfidat e reja që ajo ndesh në procesin e decentralizimit," tha Memeti në një deklaratë. Kryeministri Nikola Gruevski e ka pranuar dorëheqjen. (Dnevnik - 25/12/07; Focus, A1, Makfax - 24/12/07)